Me kë jeni duke punuar?

Led.al është një degë e Prosound për importin, shitjen, instalimin dhe konfigurimin e Ekraneve Led në Shqipëri.
Prosound ka importuar ekranin e parë Led në Shqipëri në 2011 me përmasat: 3m x 2m dhe rezolucion: 6mm. Ky ekran u përdor për prezantimin e AUDI Q3 në Pallatin e Kongreseve me Porsche Albania.
Gjatë viteve në vazhdim Prosound ka investuar mbi 300 meter katror Led të rezolucioneve të ndryshme duke patur si qëllim shërbimin sa më të mirë në eventeve të ndryshme. Led.al u krijua për të mbuluar sektorin e shitjeve.
Eksperienca e fituar gjatë viteve në sektorin e shërbimeve na bën të ndihemi të fortë dhe të sigurt për të ecur në vazhdim si kompania lider në Shqipëri në sektorin e ekraneve Led.
Prosound filloi aktivitetin e saj në vitin 2006. Në fillim duke importuar dhe shitur pajisje Audio & Light dhe më vonë duke ofruar shërbim.
Themeluesi i kompanisë z.Kliton Gjika që në fillim ka patur vizion të qartë për të ardhmen e kompanisë: “Ofrimin në tregun shqiptar të pajisjeve cilesore dhe inovative me çmime konkurruese”.
Kjo u arrit gjatë viteve në vazhdim me shumë punë dhe vullnet nga i gjithë stafi profesional i kompanisë.
Sot, kompania posedon një staf të kualifikuar prej më shumë se 25 vetash  dhe asete të teknologjisë së fundit.
Ne operojmë në tregun shqiptar për eventet më të rëndësishme në fushën e koncerteve, promocione, konferencave por dhe në shitjen e pajisjeve Audio-vizuale me distribucionet më të rëndësishme në rang botëror.

CILËSIA ËSHTË FAKTI SE SA GJATË MUND TË PUNOJMË SË BASHKU

Sigurimi i Cilësisë